
Ish-konkurrenti i Përputhen: E dija që nuk do e gjeja dashurinë në program!
Dritare.net
Neritan Seferkolli një nga ish-konkurrentët e Për’puthen , i cili bëri bujë për debatet që pati në program dhe njohjen me Alesja Hoxhën.
Megjithëse vjen nga një program ku mori vëmendje për pjesëmarrjen e tij , pas përfundimit të emisionit, Neritani është distancuar nga rrjetet sociale ku nuk është më aktiv, në daljen e tij të fundit ai ka treguar se e dinte që apra se të bëhej pjesë e programi se aty nuk do ta gjente dashurinë.
"Akoma edhe sot nuk mund të thotë njeri që kam marrë pagesë për postimet e mia, ka njerëz në Përputhen që kanë qenë modelë. Ai normalisht ka çfarë të reklamojë, mund të reklamojë trupin dhe normalisht pasi bëhet i njohur bën reklamim. Nga ana tjetër nuk është se shkoj nëpër resotrante por mendoj që Përputhen është një mundësi e mirë për t’u punësuar", u shpreh Neritani.
Më tej ish-konkurrenti zbuloi se që në hyrje të programit të tij ai ka qenë i vetëdijshëm që nuk do të gjejë dashurinë aty. Por pavarësisht kësaj, ai doli nga programi së bashku me Alesian, për të vazhduar njohjen e tyre jashtë.
“Kur shkon e futesh në një format të tillë të gjithë futen për t’i hapur vetes një mundësi në televizion, për të promovuar dhe treguar veten dhe unë po them vetëm diçka edhe unë e dija që ka shumë mundësi mos të gjej dashurinë. Nuk mund ta nxjerr veten kaq fake sepse unë personalisht kam dalë me një vajzë për 6-7 takime. Sa kohë kam qenë në program, vërtet nuk isha i lidhur që të kryeja marrëdhënie me të apo të hyja në intimitet. Por e kam përkrahur dhe i kam qëndruar në krah dhe ajo më ka qëndruar më shumë se sa mund t’i qëndrojë dikush partnerit të tij jashtë.”- tregoi Neritani
Duke zbuluar arsyet se pse njohja e tyre u ndërpre ai tha: “Ne s’mund të ishim një çift i mirë dhe i shkëputëm flirtimet por jo respektin dhe mbështetjen për njëri-tjetrin.”
Ndërsa sa i përket marrëdhënies dhe mendimit të tij për një tjetër konkurent, Brunon me të cilin ai ka patur disa herë debate, Neritani shprehet:
“Ka pasur djem që as nuk kam bërë shoqëri thjesht ju kam folur sepse kemi qenë në të njëjtin program. Po e them që ajo mania për tu bërë shokë të ngushtë me dy javë program është e kotë. Nuk kam bërë asnjë shok të ngushtë atje.
E kam parim që kur nuk e kam qejf dikë nuk ia përmend as emrin se dua t’i harrohet emri. Unë problem kam vetëm një gjë, kur njerëzit më shesin. Edhe në program më shumë se sa një mashkull nuk më kanë pëlqyer, që përziente fjalë, i merrte mes meshkujsh dhe i çonte te femrat.”/Xh.Xh/dritare.net

















