Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Iliri flet për Beatrixën: Nuk kishte një linjë karakteri të vetën!

Iliri flet për Beatrixën: Nuk kishte një linjë karakteri

Arbri dhe Iliri në një bisedë së fundmi kanë komentuar pjesmarrjen e Beatrixit në BBV. Sipas Arbrit, i cili e çoi në nominim bashkë me Donaldin dhe Einxhelin, Beatrixa nuk do të nominohej kurrë në shtëpi për shkak të miqësive që ajo kishte me shumicën e banorëve. Ndërsa Iliri shtoi se ajo nuk ka bërë lojë brenda shtëpisë, pasi sipas tij kishte si synim të ndërtonte familje dhe si konkurente Beatrixi nuk kishte një linjë karakteri të vetën.

“Ndoshta Trixa nuk kishte për të dalë kurrë në nominim, sepse të gjithë e krehin nga mëngjesi deri në darkë. Vetëm unë e kam nominuar Trixën. Ndoshta ndonjë banor i ri mund ta nominonte. Unë një herë e nominova Trixën, pas debatit që kisha me Donaldin dhe e pashë që ndërhyri. Është nga ato personazhet që nuk kanë një linjë të vetën të karakterit këtu brenda dhe thjesht nuk nominohet, nuk bën garë, nuk bën lojë, nuk vendos në plan të parë, sepse është e dashura e Donaldit, s’kemi ardhur për të ndërtuar familje. Kemi ardhur të tregojmë karakterin tone” tha Iliri. / Xh.Xh/dritare.net