
Ikën Ori Nebiaj, a do të rikthehet Bora Zemani në Për’puthen!!
Dritare.net
Teksa Ori Nebijaj la përgjysmë rrugëtimin e saj si moderatore në “Për’puthen”, tashmë emisioni i dashurisë është në kërkim të një moderatoreje.
Vetë autorja e programit Olsa Muhameti ka bërë me dije në një intervistë për “Top Arena” që, edhe pse është gjetur e papërgatitur në këtë situatë, është duke shqyrtuar alternativat e mundshme.
“Ende nuk është vendosur diçka, pavarësisht se ka shumë alternativa. Me sa duket, ‘Për’Puthen’ është program hit dhe prezantuesit e shohin si një trampolinë për të bërë karrierë në ‘Top Channel’.”
Nga ana tjetër, Olsa ka folur edhe për një rikthim të mundshëm të moderatores më afatgjatë të programit, Bora Zemani. Ajo u shpreh se është bërë një ftesë zyrtare ndaj saj, por ende nuk ka një përgjigjje.
“I kemi bërë një ftesë zyrtare Bora Zemanit për të qenë prezantuese në ‘Për’puthen’. Të them të drejtën, jam shumë e lumtur dhe e emocionuar për këtë gjë. Bora Zemani aktualisht është një prezantueset më të mira të televizioneve shqiptare. Bora e njeh shumë mirë programin, nga ana tjetër do të ishte rikthim i saj në shtëpi. Largimi i Borës ka qenë se mori një program të madh si ‘Dancing With The Stars’. Bora e do ‘Për’puthen’, por është çështje e menaxhimit të kohës. Përgjigjja e saj ende nuk ka ardhur,”-përfundoi Olsa./M.K-dritare.net

















