
I ati feston ditëlindjen. Elvana Gjata i bën surprizën e veçantë bashkë me fansat!
E Premte 5 Gusht 2022, 09:09
Dritare.net
Këngëtarja e njohur Elvana Gjata i ka bërë të atit një dhuratë tepër të veçantë për ditëlindje. Teksa performonte në "Sunny Hill Festival", Elvana, ka marrë një moment nga koncerti për t’i uruar babait të saj ditëlindjen.
Ajo e ka ndarë videon në rrjetin e saj social Instagram, ku duket teksa këndon së bashku me pjesëmarrësit këngët e ditëlindjes për babanë e saj.
“Gëzuar ditëlindjen Babi! Je me i shtrenjti im”, shkruan këngëtarja përbri videos./Xh.Xh/dritare.net

















