Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Historia e trishtë e Antonelës: Kam parë babain gati duke mbytur nënën dhe s'kam mundur të bëj gjë!

Historia e trishtë e Antonelës: Kam parë babain gati duke mbytur

Puntata e sotme në “Për'puthen” ka nisur me Antonelën, e cila ka rrëfyer historinë e trishtë të jetës së saj. Pas debateve në “Për'puthen Prime”, një natë më parë, ajo u ndje keq duke dalë nga studioja duke qarë, ndërsa sot ka treguar arsyen pse u prek. Ajo ka treguar se ka patur një jetë të vështirë dhe se i ati i saj tashmë i ndjerë, dhunonte të ëmën.

Antonela: I falenderoj të gjithë që më ndenjën afër mu kujtuan ca gjëra që kam kaluar në familje. Mu kujtua babi që nuk jeton më dhe atë rrëmujën që na bënte në shtëpi mua dhe familjes dhe mamit, kujtoj atë pjesën që po bërtisnin të gjithë dhe s’ndalonte më situata, e humba me dolën lot vetvetiu. Më kujtohet natën e fundit që na ka nxjerrë nga shtëpia dhe jemi ndarë aty. kemi shkuar në Itali se ai kërcënonte se donte të ana vriste neve dhe nanën, kemi shkuar në Itali me një veshje ne trup e me asgjë tjetër . Pas një viti s’kishim dokumente akoma dhe më thotë dikush në “Facebook” ngushëllime për babin, më ka mbetur merak që s’kam qenë në varrim por nëna ime është një person i fortë që s’na ka bërë të ndjejmë mungesën e babait , megjithatë ai duhet. Ne jemi 4 fëmijë dhe jam ndihmuar nënë ta ndihmojë, se po të na kishte lënë dhe ajo se di ku do ishim. Kemi shkuar në Itali dhe u dorëzuam në polici që të na ndihmonin dhe na thanë s’kemi çfarë t’u bëjmë , ikni ku të doni. Kishim dhe vëllain 4 vjeç, binte shi atë ditë, del mami me pasaporta dhe thotë s’na pranojnë. Shefi i policië e pa këtë skene dhe na strehoi, për dy vite jetuam në një qendër pastaj gjetëm punë dhe ia dolëm disi. Mami la gjithë jetën e saj këtu se ishte mësuese matematike dhe ka punuar dhe si pastruese në Itali. E kam parë babain gati duke e mbytur nënën dhe s’kam mundur të bëj gjë, se s’kisha ca t’i bëja./M.M-dritare.net