
Reperi Gashi i shtohet listës së shqiptarëve të suksesshëm jashtë kufijëve. Artisti i cili është në prag të publikimit të albumit më të ri, i cili mban titullin "1984", ka dhënë një intervistë për "Frobes".
Ai ka zbuluar se së shpejti do të sjellë bashkëpunimin e ëndërrave me Sting. Këtë arritje këngëtari e ka ndarë edhe në llogarinë e tij në Instagram. "Shiko mam`, iu dola!", shkruan reperi krahas postimit.
Gjithashtu Gashi ka treguar se ai frymëzohet nga artisti George Michael si edhe nga muzika e viteve '80. Ndërsa vetëm 6 ditë më parë publikoi projektin "Lies", në bashkëpunim me artstët shqiptarë, Njomza dhe Pinksweats, dhe është pritur mirë nga fansat./R.P/dritare.net

















