
Gazetarja Fjodora Fjora, tregon pse vendosi të dalë publikisht me djalin e saj!
Dritare.net
Fjodora Fjora, gazetarja e kulturës është nënë e një djali. Për një kohë të gjatë, ajo e ka mbajtur larg vëmendjes së publikut, djalin e saj. Por duke qenë se gazetarja para disa vjetësh bëri të ditur vendimin e saj për të birësuar një fëmijë, vëmendja mediatike ishte e madhe.
Ndaj për këtë ajo u shpreh se tani ka vendosur që ta tregojë jetën e saj, me Alteon.
“Historia ime me Alteon ka qenë shumë në fokus të mediave. Teo tani po rritet. Shumë shpejt ai do të jetë në gjendje të hapë vetë faqet e internetit dhe të mësojë rreth jetës së tij, apo mamit. U përpoqa që ta mbaja shumë larg medias, por kurioziteti i njerëzve ishte shumë i madh. Teo tani është i madh mjaftueshëm, ai do të shkojë në klasë të parë, ndaj mendova që është momenti i duhur për të bërë këtë përballje mediatike. Dhe kjo nuk ka më përse të përbëjë lajm, unë jam si një milion mama të tjera që del me djalin e saj”, u shpreh Fjora./L.F-dritare.net

















