
Fotot/ Anxhela Peristeri, ylli shqiptar në Eurovision
E Hënë 17 Maj 2021, 18:06
Dritare.net
Më 18 maj do të mbahet në Holandë Eurovision 2021. Anxhela Peristeri do të këndojë këngën “Karma” në natën e dytë gjysmë finale.
Ende pa nisur mirë edicioni i radhës i Eurovision, Anxhela ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve, por këtë herë më veshjen e saj.
Këngëtarja shqiptare parakaloi në tapetin e kaltër të Eurovision, në Rotterdam dhe dukej e mahnitshme.
Anxhela kishte veshur një fustan të kuq dhe kapele po të kuqe, ngjyra e duhur për të treguar shtetin që përfaqëson dhe ajo dukej superyll.
Fustani i mrekullueshëm që veshi Anxhela u dizajnua nga stilisti i njohur Valdrin Sahiti. /K.C/dritare.net

















