
Ndonëse kjo fundjavë ka qenë me mot të paqëndrueshëm, kjo s’i ka penguar vipat të pushojnë në bregdet. Në krahasim me të shtunën që ishte me shi, e diela ishte e nxehtë, duke u dhënë njerëzve një mundësi të mirë për plazh dhe relaks.
Shumë prej vipave nuk e prishën terezinë nga kapriçot e motit dhe shijuan bregdetin.
Pjesa më e madhe ishte në jug edhe këtë fundjavë, si çdo tjetër, pasi është i preferuari i tyre.
Disa e kaluan në Durrës, apo edhe në Tiranë, e të tjerë jashtë vendit.
Ka edhe nga ata që kjo e diel i zuri në punë.
Dritare.net ka sjellë për ju, fundjavën e vipave përmes fotove që ata postojnë në Instagram./K.C/dritare.net

















