
Foto/ Olta Boka del për herë të parë shëtitje me vajzën
E Martë 11 Gusht 2020, 10:10
Dritare.net
Një muaj më parë, këngëtarja e njohur, Olta Boka u bë nënë për herë të parë. Ndonëse për 9 muaj e mbajti të fshehtë shtatzëninë, javët e fundit të pritjes së ëmbël ajo na befasoi të gjithëve kur na tregoi barkun e rrumbullakosur.
Më 15 korrik, Olta solli në jetë Gaian, perëndeshën e jetëve të tyre, kështu e quajti këngëtarja kur na e prezantoi për herë të parë.
Sot Gaia ka dalë për herë të parë shëtitje me mamin.
Olta ka postuar një foto në Instagram ndërsa shëtit me vajzën, të cilën e ka në karrocë. Këngëtarja duket super në formë pas shtatzënisë./K.C/dritare.net

















