
I nxehti i ka çuar të gjithë njerëzit në plazh këtë fundjavë. Edhe vipat nuk i rezistuan dot diellit të nxehtë dhe detit. Kështu që shumica prej tyre ikën në plazh.
Disa po shijojnë bregdetin shqiptar, ndërsa të tjerë kanë preferuar të dalin jashtë vendit.
Nga Aulona Musta, te Rudina Dembacaj e Dojna Mema, këto personazhe të njohura të botës së televizionit dhe të tjera kanë zgjedhur bregdetin e vendit për t’u relaksuar dhe shijuar fundjavën.
Ndërsa të tjerë si Rozana Radi, Julka Gramo, etj kjo fundjavë e nxehtë i gjeti në Turqi.
Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka udhëtuar larg, për në Karaibe.
Jo vetëm det, por disa kanë preferuar malin, si moderatorja e dashur Arbana Osmani me familjen që po e kalojnë këtë fundjavë duke eksploruar Alpet e Shqipërisë.
Zbuloni më poshtë si e kaluan fundjavën vipat shqiptarë!/K.C/dritare.net

















