
Foto/ Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani tregojnë si kanë qenë këto 5 muaj me Noah!
E Diel 28 Qershor 2020, 13:01
Dritare.net
Fatma Methasani dhe partneri i saj, Alfio Rrotani, në janar u bënë prindër për herë të parë. Ata u bënë me djalë, të cilin e quajtën Noah. E shkëputur prej një kohe të gjatë nga ekrani, Fatma i është dedikuar kujdesit për vogëlushin, i cili tani është 5 muajsh.
Por si kanë qenë këto 5 muaj për çiftin? E tregojnë vetë Fatma dhe Alfio përmes një fotoje të postuar në Instagram.
Këto muaj i kanë kaluar më shumë pa gjumë sesa me gjumë, dhe tani u duhet një pushim, kështu thotë Alfio./K.C/dritare.net

















