Foto/ E dashura e Olsi Bylykut mbledh bashkë vipat për ditëlindje!
E Martë 15 Shtator 2020, 13:01
Dritare.net

Një ditë më parë, e dashura e aktorit, Olsi Bylyku, Egli Tako festoi 23-vjetorin e lindjes.

Nuk mund të mungonin urimet dhe dhuratat për Eglin në ditën e saj të veçantë. Por sigurisht nuk mungoi as festa.

Një festë e bukur, por private u organizua mbrëmë vetëm për Eglin. Festa u çel me fjalimin e aktores, e cila i falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen.

Ajo e shijoi shumë këtë mbrëmje, kërceu e këndoi me të ftuarit dhe me Olsin.

Pati shumë të ftuar vip në darkën e Eglit dhe mes tyre përmendim: Elgit Doda, Klea Huta, Visjan Ukcenaj, Fifi, Lorenc Hasrama, etj.



Egli dukej shumë e bukur, veshur me një fustan të bardhë, që e tregonte shumë të mirë.

Gëzuar ditëlindjen Egli!/K.C/dritare.net