
Jeta e përditshme është e vrullshme dhe shpesh na ndodh të harrojmë detyrimet tona në komunitet. Dhe ka diçka që nuk duhet anashkaluar dhe duhet ta bëjmë më shpesh, të pastrojmë mjedisin dhe ambientet e përbashkëta.
Dhe këta na e rikujtoi aktori Florjan Binaj. Përmes një postimi në Instastory, ai ka treguar se çdo vit bën një pastrim të lagjes me fqinjin e tij.
"Pastrimi i përvitshëm me Gëzimin. Mbaje lagjen pastër!", ka shkruar aktori.
Aktori është një nga ato personazhe që gjithmonë bën thirrje të vazhdueshme për t`u kujdesur për mjedisin dhe shpesh herë promovon natyrën shqiptare tek ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Epo duhet të themi se ky gjest i Florjanit bën diferencën dhe është shembulli më i mirë për t`u ndjekur./R.P/dritare.net

















