
Fifi pendohet pas spektaklit: Çdokush dashuron ndryshe!
E Mërkurë 24 Nëntor 2021, 15:03
Dritare.net
Pas debateve në spektaklin e mbrëmshëm Fifi ka reflektuar mbi sjelljen e saj kundrejt Sarës. Në një bisedë me Pajtimin, Fifi u shfaq e penduar pasi sipas saj e gjitha ka ndodhur si pasojë e dashurisë dhe përkujdesjes ndaj Pajtimit.
"Pas gjithë situatës u ndala dhe llogjikova, unë kisha problemin tënd sepse të kam shumë xhan. Mua mu duk sikur Sarah nuk ishte e sinqertë sepse një ditë tha ndryshe dhe ditën tjetër tha ndryshe. Çdokush dashuron ndryshe’’ u shpreh Fifi.
Nga ana tjetër Pajtimi i këshilloi që të mos bëhet nervoze për të tilla gjëra dhe të mos rrezikojë shëndetin e saj./XH.XH/dritare.net

















