
Çfarë nuk keni vënë re në titujt e hiteve të fundit shqiptare!
Dritare.net
Pas karatinës dhe gjithë situatës së krijuaj për shkak të pandemisë së koronavirusit, këngëtarët shqiptarë na sollën sërish ritmin e jetës dhe verës.
Javët e fundit kemi pasur një “boom” të këngëve të reja, të cilat kanë marrë miliona klikime vetëm për pak ditë dhe janë bërë hit.
Përveç se këngëtarët shqiptarë kanë ardhur me dutete mes tyre, gjë që ju ka siguruar sukses akoma më të madh, ne të dritare.net kemi vërejtur një gjë të përbashkët në të gjithë titujt e këngëve.
Si Ledri me Capital T, si Mozzik me Kidën, si Samanta me Skerdin dhe shumë të tjerë, titujt e këngëve i kanë me shkurtime ose me shkronjat e para të titullit të këngës.
Shikojini më poshtë:
Ledri Vula ft Capital T- DMP (Du me t’pas)
Mozzik ft Kidda- PP (Paranojë, Pishman)
Skerdi ft Samanta- NKN (Nuk ka ndjenja)
Rina ft Sin Boy- GG
Getnjo –P9.
/E.B-dritare.net/

















