Çfarë ngjyre të vishni më shumë këtë verë? Na e tregojnë vajzat e instagramit!
E Shtunë 25 Korrik 2020, 20:08
Dritare.net

Trendi i verës përgjithësisht, është me veshje shumëngjyrëshe. Edhe këtë vit, në modë shumë janë printet e ndryshme, të ndërthurura me nuanca të zjarrta.

Por vajzat e instagramit, na tregojnë se e bardha, do të vazhdojë të jetë ngjyra e preferuar e sezonit të verës.

Mund të zgjidhni rrobat e plazhit, të cilat pasi keni marrë paksa ngjyrë, do ngjasojnë edhe më bukur në trup.

Fustanet, fundet, këmishat e holla gjithashtu, janë disa nga veshjet më të përdorura në ngjyrën e bardhë, nga vajzat e instagramit.

Ja disa sugjerime prej tyre!



