Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Çfarë ndodhi mes kunatave? Plas sherri mes bashkëshortes dhe motrës së Stines

Çfarë ndodhi mes kunatave? Plas sherri mes bashkëshortes dhe

Një “luftë e ftohtë” ka shpërthyer mes bashkëshortes së Stines, Grazias dhe motrës së këngëtarit Alidës. Pak ditë më parë Alida dhe Stine ishin ftuar në emisionin “Soiree” të Jonida Shehut. Kur Jonida e pyeti Alidën se anën e kujt mban i vëllai nëse ka ndonjë situatë mes saj dhe Grazias, këngëtarja tha: "Ka mbajtur anën time deri tani. Këtë di unë.". Ndërsa Stine u shpreh se Grazia ka vendin e vet.

Çfarë ndodhi mes kunatave? Plas sherri mes bashkëshortes dhe

Pas kësaj interviste erdhi dhe reagimi nga Grazia. Ajo postoi në story në Instagram video nga intervista të tjera, nga koha kur Grazia ishte shtatzënë dhe Alida shprehej se ata janë të ndarë. Ndërsa poston videot Grazia shkruan:

“Kam kohë që rri e heshtur. Kam kohë që toleroj. Nuk më ka pëlqyer kurrë që gjërat personale dhe familjare t’i bëj publike. Nuk më ka pëlqyer kurrë që të kem një raport të tillë me ty pasi na bashkon një njeri që të dua i duam të mirën. Doja që motra e burrit të ishte dhe motra ime. Për këtë kam toleruar shumë herë që më ke fyer dhe lënduar dhe I kam hedhur pas krahëve të gjitha. Por ti nuk di të ndalesh privatësish dhe publikisht. Prandaj do të ta kthej në të njëjtën mënyrë. Ka dhe diçka… Mllefi im nuk vjen nga këto fyerje dhe ulje publike apo dhe jo publike që më ke bërë!!! Ka më shumë dhe më rëndë se kaq. Pasoja që po i vuaj edhe sot e kësaj dite dhe shpresoj që të rëndoj edhe ty po aq shumë.”, shkruan Grazia për Alidën./K.C/dritare.net

Çfarë ndodhi mes kunatave? Plas sherri mes bashkëshortes dheÇfarë ndodhi mes kunatave? Plas sherri mes bashkëshortes dheÇfarë ndodhi mes kunatave? Plas sherri mes bashkëshortes dhe