
Çfarë ka Krid? Klea Huta ndan shqetësimin me ndjekësit: Më rëntë pika!
Dritare.net
Klea Huta dhe Elgit Doda në qershor të këtij viti u bënë prindër për herë të parë. Ata sollën në jetë djalin e tyre, që e pagëzuan me emrin Krid. Që nga momenti që është bërë nënë, Klea nuk i ka kursyer çastet e ëmbla me vogëlushin. Klea thotë se jeta e saj ka ndryshuar tërësisht për mirë pas ardhjes në jetë të Kridit. Por përveç çasteve të bukura, një nënë përballet edhe me vështirësi gjatë rritjes së fëmijës së saj. Ashtu edhe Klea.
Klea tregon në Instagram se, mbrëmjen e kaluar Krid dhe ajo nuk kanë fjetur fare, pasi vogëlushi ka pasur shqetësime për shkak të dhëmbëve. Ajo thotë se, që kur Kridit kanë filluar t’i hanë dhëmbët, netët nuk janë më të qeta.
“Më rëntë pika mua. Kemi patur një natë të gjatë mbrëmë dhe të lodhshme si për mua dhe për Krid. Dhe falë Zotit që tani po fle pak. Mbase nga stresi, qumësht nuk kisha mjaftueshëm dhe si të mos mjaftonte kjo nuk më pranonte as qumështin formulë. Kanë filluar të na hanë dhëmbët dhe netët nuk janë me të qeta.”, shkruan Klea në Instagram./K.C/dritare.net

















