
Ermal Fejzullahu: Turp për këngëtarët që ankohen për para. Peristeri: S'po kërkojmë qiqra në hell!
Dritare.net
Artistët reaguan ashpër, ndaj vendimit të qeverisë për ndalimin e muzikës gjatë mbrëmjeve. Anxhela Peristeri, tha se shumë prej këngëtarëve e kanë profesion muzikën, këshu që të ardhurat e tyre, bazohen vetëm tek to. Ajo është njëra prej tyre.
“E kam profesion muzikën dhe bazohem tek të ardhurat që më sjell ajo, për veten dhe për familjen. Jam e para që kam mbështetur karantinën dhe 2 muaj nuk kam dalë fare nga shtëpia gjë që më shoqëroi me kriza ankthi dhe që tani e kujtoj si një periudhë shumë të errët. Do doja që kjo periudhë të më fshihej komplet. Duhet gjetur një zgjidhje për ne dhe për të tjerët që kanë mbetur pa punë. Isha në Greqi pasi kam pasaportë greke dhe mund të lëviz. Aty ishte një jetë normale. Nuk kishte raste sa këtu. Bëra dy klipe, dy investime dhe do doja që të punoja këto 2-3 muaj. Mendoj se do gjendet një zgjidhje pasi nuk mund të mbetemi në këto kushte", u shpreh ajo në emisionin e mëngjesit, Ëake Up. Nisur nga lajmet e publikuara më tej, në lidhje me deklaratën e saj, ajo ka bërë një ri-sqarim, pasi mendon se është keqkuptuar.
"Jam koshiente për situatën e vështirë që po kalon jo vetëm vendi ynë por e gjithë bota dhe nuk po kërkoj qiqra në hell. Kam përgëzuar gjithmonë qeverinë për masat e marra dhe nëse gjendet një zgjidhje për këtë pjesë, do të ishte ideale", shprehet në një postim së fundmi këngëtarja.
Nga ana tjetër, Ermal Fejzullahu, është ndër të parët, që ka dalë kundër shumicës së kolegëve, duke thënë se është turp, që këngëtarët në këtë kohë të ankohen për para.
“Kolegët e mi janë ligështuar, sepse nuk kanë pasur shumë punë, por përderisa në trojet e Kosovës dhe të Shqipërisë ka shumë të varfër, për ne është shumë turp të na dëgjojë kush duke u ankuar, e duke thënë nuk kemi punë. Është turp prej Zotit, kështu që ne të bëjmë maksimumin tonë e t’i kënaqim ata. Nuk kanë lidhje pazaret, nuk kanë lidhje lekët, është turpi i botës të flasin këngëtarët për lekë”, ka thënë Fejzullahu./L.F-dritare.net
*Deklaratat e dy kolegëve janë bërë në kohë të ndryshme, dhe nuk janë replika me njëri-tjetrin!

















