
Elisabetta Franchi zgjedh Marina Vjollcën: E bukur dhe inteligjente, e nderuar që e kam ambasadore!
Dritare.net
Në tetor të vitit të shkuar, Marina Vjollca u zgjodh si ambasadore e markës së stilistes italiane, Elisabetta Franchi. “Jashtëzakonisht e nderuar dhe e lumtur të përfaqësoj Elisabetta Franchi në Shqipëri dhe Kosovë si një ambasadore e brand-it”, shkruante Marina. Por surpriza duket se ka ardhur ditën e sotme, kur Marina ka takuar në Milano stilisten e njohur. Franchi me anë një postimi në "Instagram" e ka prezantuar Marinën si ambasadore marke para gjithë italianëve, si femrën që e ka në mendje kur mendon rrobat e markës së saj. “Feminiliteti nuk ka kufij. Jam i nderuar që kam Marinën si ambasadore: një grua kokëfortë, e bukur, inteligjente, ironike dhe femërore. Ajo është ndër gratë që kam në mendje kur mendoj për rrobat e mia”, ka shkruar Elisabetta./M.M-dritare.net
View this post on Instagram

















