
Dyshime se ishte shtatzënë/ Einxhel Shkira: Po kam rezultuar pozitive, por jo si mendoni ju!
Dritare.net
U përfol shumë për një shtatzëni të mundshme të moderatores Einxhel Shkira. Ishte pikërisht urimi i bërë nga Einxhel për partnerin e saj Arbër Gumnishtja (DJ Dagz), për 30 vjetorin e këtij të fundit ngriti që dyshimet se çifti i krijuar në Big Brother Vip, ishin në pritje të një fëmije.
Moderatorja ka reaguar duke qartësuar një herë e mirë se si qendron e vërteta. Ajo ka zbuluar në një Instastory se në fakt ka rezultuar pozitive në një test, por jo në atë që prisnin fansat. Ajo ka sqaruar se është infektuar me Covid-19 dhe se kjo është edhe arsyeja se përse ditëlindjen e Dagz, nuk janë parë ta festojnë jashtë por kanë qëndruar në shtëpi.
Ish-banorja e BBVIP u ka kërkuar ndjekësve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos neglizhojnë asnjë simptomë./M.K/dritare.net

















