Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Duam feston 1-vjetorin/ Merr dhuratën me tinguj zemre nga mami Miriami!

Duam feston 1-vjetorin/ Merr dhuratën me tinguj zemre nga mami Miriami!

Djali i Miriam Canit dhe Alban Skënderaj, Duam, feston sot 1-vjetorin e lindjes. Dhurata që i vogli nuk do të harrojë kurrë është pikërisht nga mamaja e tij, një këngë me plot dashuri. Artistja ka realizuar këngën”Sa shumë të dua”, teksti i të cilës është shkruar nga Albani. Ajo e ka ndarë projektin me ndjekësit në “Instagram” duke bërë dhe urimin për të birin.“Gëzuar ditëlindjen tënde të parë dashuria ime. Këtë këngë të thjeshtë, por të sinqertë mami e këndoi me shumë dashuri. Një dhuratë me tinguj zemre për ty. Të dua Duam”, ka shkruar këngëtarja./M.M-dritare.net