Dua Lipa thyen rekordin, kënga e saj më e dëgjuara në botë!
E Martë 7 Shtator 2021, 22:10
Dritare.net
Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë ndërkombëtare, ka thyer një tjetër rekord. Ajo është bërë artistja e parë në Hot 100 që qëndroi për 35 javë në listën e 10 këngëve më të dëgjuara. “Levitating”, e Duas është kënga më e dëgjuar në botë.
“E pabesueshme! Mirënjohëse që e kam krijuar këtë këngë me disa nga njerëzit e mi të dashur, Clearence Coffe Jr., Sara Hudson, The Coz. Kjo këngë do të ishte një asgjë pa ju djem. Ju dua, faleminderit! 35 javë në Top 10, këngët më të dëgjuara”,shkruan Lipa në instagramin e saj./L.F-dritare.net