Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Dua Lipa sakrifikon për hir të dashurisë!

Dua Lipa sakrifikon për hir të dashurisë!

Këngëtarja e famshme Dua Lipa ka marrë një vendim të vështirë, vetëm që të jetë pranë të dashurit të saj, Anwar Hadid. Dua është zhvendosur të jetojë përtej oqeanit për hir të dashurisë. Ajo ka marrë një shtëpi pranë familjes së Anwar-it në Beverly Hills, në Kaliforni.

Dua Lipa sakrifikon për hir të dashurisë!

Ky vendim erdhi për shkak të situatës që ka krijuar pandemia, ata nuk mund të lëviznin lirshëm që të takoheshin, por edhe nëse situata përkeqësohet dhe kufijtë mbyllen, dyshja dëshiron të jetë bashkë.

Dua Lipa sakrifikon për hir të dashurisë!

“Ishte e vështirë të shkonte në Shtetet e Bashkuara dhe ajo e di që nuk do të jetë e lehtë lëvizja lart e poshtë, sepse do t’i duhet të karantinohet për javë të tëra. Është e çuditshme, sepse e gjithë familja dhe miqtë e saj janë në Londër. Por ajo njeh shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Anwar, i cili ka jetuar atje kohët e fundit, prandaj ajo është optimiste. Qëndrimi në Shtetet e Bashkuara pikërisht tani është diçka e mrekullueshme për karrierën e saj atje gjithashtu. Dua po mundohet që ta bëjë vendin sa më të këndshëm dhe së fundmi, së bashku me Anwar ajo ka marrë një qenush, të cilin e kanë quajtur Dexter, sepse ata e shohin të ardhmen e tyre në Los Anxhelos.”, është shprehur për The Sun një burim i afërt pranë çiftit.

Dua Lipa sakrifikon për hir të dashurisë!

Dua dhe Anwar kanë më shumë se 1 vit që janë në një lidhje dhe nisën bashkëjetesën në shtator të vitit të kaluar dhe periudhën e izolimit e kaluan bashkë në Londër.

Dua Lipa sakrifikon për hir të dashurisë!

Të dy janë shumë aktivë në rrjetet sociale dhe nuk i kursejnë pozat romantike për ndjekësit. Dua gëzon edhe një raport mjaft të mirë me familjen e Anwar-it, kur shumë herë është fotografuar në praninë e motrave dhe nënës së tij./R.P/dritare.net.