
Donaldi: Mjaft më! Nuk dua të më flasin për Borën
Dritare.net
Donaldi do të jetë në qendër të vëmendjes së publikut, por jo më si i dashuri i Bora Zemanit. Sot në Big Brother Vip, Donaldi u shpreh se lidhja e tij me moderatoren është personale, ndaj dëshiron të mbetet e tillë.
“Nuk dua të jem në qendër të vëmendjes për këtë gjë. Unë e thashë që e dija pak a shumë pjesën e Semit këtu brenda, por nuk mendoj që këtë e ka bërë për lojë. Semi është protektive ndaj shoqes së vet dhe nuk ka pse e bën kundrejt meje.
Më bën të ndihem keq, e vetmja gjë që më bën të dyshoj është që nuk më vlerëson si Donald, por si i dashur i shoqes së vet, unë duroj por vjen një moment që duhet të them stop dhe ka ardhur koha të mendoj për veten time. S’dua ta hap këtë temë, është e imja personale se nuk dua të flas për këtë gjë”, tha Donaldi. Më herët ai tha se është single, deklaratë që shkaktoi debat mes Donaldit dhe Semit, mikeshës së ngushtë të Borës./L.F-dritare.net

















