Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Donaldi flet për herë të parë për ndarjen nga Beatrix: Thjesht nuk ngjitëm!

Donaldi flet për herë të parë për ndarjen nga Beatrix:

Donald Veshaj për herë të parë ka folur për ndarjen nga Beatrix Ramosaj, me të cilën nisi romancën brenda shtëpisë së Big Bother VIP. Sapo dolën jashtë, lidhjes së tyre i erdhi fundi. Beatrix i dedikoi Donaldit disa projekte muzikore për të gjithë situatën që u krijua.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Më lër të flas”, kur u pyet se pse erdhi ndarja e fundit, Donaldi u përgjigj shkurt duke thënë: “Nuk ngjitëm”. Këngëtarja Beatrix Ramosaj ende nuk ka bërë një reagim për këtë.

Donaldi dhe Bora duket se janë kthyer sërish bashkë. Kjo është nënkuptuar pasi ata u panë në një event bashkë dhe pas kësaj vëllezërit binjakë kishin të ftuar në një prej emisioneve edhe Semi Jaupajn, shoqen e ngushtë të Borës e cila tha se tanimë kishte sërish miqësi me Donaldin pas krisjes që patën kur ai u lidh me Beatrixin./Xh.Xh/dritare.net