
Dojna Mema nuk e fsheh më lidhjen me Vlashentin, poston videon e bukur!
Dritare.net
Moderatorja Dojna Mema është gjithmonë në kërkim të të rejave nga personazhet e njohura, por për jetën e saj private nuk ka folur asnjëherë. Para disa muajsh Dojna është përfolur për një romancë me këngëtarin e njohur, Vlashent Sata. Por në atë kohë Dojna i hodhi poshtë këto thashetheme duke thënë se ishin bashkë bëhet fjalë për një projekt të përbashkët dhe gjithçka mes tyre ishte marrëdhënie profesionale.
Megjithatë, në shtator ajo postoi një foto, ku shihet e kapur për dore me të dashurin e saj, portretin e të cilit nuk na e ka zbuluar, ku tregon kriteret që duhet të ketë një partner ideal.
Ndërsa sot, panorama është pak më e qartë. Duket se Dojna nuk rri dot larg Vlashentit dhe as Vlashenti larg Dojnës. Çifti e kaloi këtë të mërkurë, bashkë në Fishtë. Dojna postoi një video në Instagram ndërsa tregon disa çaste të bukura. Por te videoja i kishte shpëtuar një moment me Vlashentin. Mbase e ka lënë me qëllim për të ngatërruar pak fansat, por një gjë dihet. Marrëdhënia e tyre nuk është vetëm “diçka profesionale”/K.C/dritare.net
View this post on Instagram

















