Do të kthehet apo jo në ekran? Ja si përgjigjet Jona Spahiu!
Dritare.net
Moderatorja e njohur, Jona Spahiu ka disa kohë që është larguar nga televizioni. Ajo i është kushtuar djalit të saj të vogël.
Së fundmi, përmes një Ask a Question në Instagram, moderatorja i është përgjigjur pyetjes së ndjekësve saj se kur do ta shohin sërish në televizion. Fillimisht, Jona ka treguar se në një moment të caktuar të jetës, televizioni nuk ishte më prioritet i saj, pasi ndihej e përmbushur.
“Si çdo gjë në jetë edhe programeve televizive edhe jetës së një personazhi në televizion ndodh që t’i vijë fundi edhe nuk është fundi i botës. Në një moment të caktuar të jetës sime, televizioni nuk ishte prioritet. Ndjeja që nuk kisha të njëjtin motiv për të qenë çdo ditë aty edhe isha mjaftueshëm e përmbushur sa për të mos kërkuar kënaqësi të tjera personale apo profesionale.”, kështu u shpreh Jona me anë të një videoje.
Por moderatorja shton se, tashmë ka ardhur momenti për një sfidë të re, duke treguar se shumë shpejt do ta shohin në ekran.
“Por besoj se ka ardhur një moment për të cilin kam nevojë. Për një sfidë të re. E kam bërë besoj televizionin në mënyrë shumë organike, e duke qenë se njerëzit në jetë lodhen për të gjetur një punë që t’i ngjajë lojës, kështu e kam bërë e unë televizionin e nuk mendoj se është momenti që të heq dorë ndaj do të më shihni shumë shpejt.”, tha ajo./K.C/dritare.net