
Dj Dagz ka ditëlindjen, Einxhel Shkira i bën dedikimin e ëmbël!
Dritare.net
Arbër Gumnishta, i njohur me emrin e artit si Dj Dagz feston sot ditëlindjen dhe urimin më të ëmbël e ka marrë nga Einxhel Shkira. Dyshja u njohën dhe u lidhën brenda shtëpisë së Big brother Vip dhe duket se gjërat po u shkojnë mjaft mirë.
Einxhel ka zgjedhur të shkëpusë një video nga spektakli ku dhe u njohën për të shoqëruar një dedikim të gjatë ku shkruan se 30 vite më parë ai ka ardhur në këtë botë për t'i ndryshuar jetën.
Për banorin tim të preferuar në gjithë Universin! Ndoshta të gjithë e dinë historinë tonë, por sërish nuk dinë mjaftushëm! Ndoshta kam dështuar ta shpreh dashurinë aq bukur sa ti, por nuk kam dështuar në atë që ndjej. Për herë të parë ndjej komplotin e perëndive që une të jem me ty e ti me mua, ndjej që si sot 30 vite më parë ke ardh në këtë botë për t'më ndryshuar jetën. Ndjej që kam humbur shumë lumturi në vitet jetë pa ty por e di që do e kompesojmë. Kaq pak kohë dhe sërish më duket sikur të njoh prej më shumë se një jete e serish mendoj që më kishe munguar aq shumë, e serish më merr malli për ty aq shumë çdo sekondë që s'të kam diku vërdallë të të torturoj", shkruan Einxhel/M.K/dritare.net

















