
Dasma e një tiranasi dhe një labeje, si Vitmari dhe Marsela/ Ceremonia te Sahati, ahengu në Vlorë!
E Diel 31 Maj 2020, 16:04
Dritare.net
Si mund të jetë dasma e një tiranasi dhe një labeje, si Vitmar Basha dhe Marsela Çibukaj? Që qejfi t’i plotësohet të dyja palëve Vitmari tha se:
“Qejfi im është që pjesëtarët më të ngushtë të familjes sime t’i kem aty tek Sahati. Ndërsa ahengun ta bëjmë në Vlorë”, tha ai sot në një intervistë për gazetaren Orinda Huta.
Çifti foli për realizimin e një dasme të madhe prej së vërteti, pasi të dielën e shkuar ata ishin pjesë e sfilatës së stilistit Joni Peçi, ku Marçela veshi fustanin e bardhë të nusërisë dhe Vitmari kostumin e dhëndrit.
Ata thanë se janë gati për të krijuar një familje të madhe, me shumë fëmijë./L.F-dritare.net

















