
Burri i Fjolla Morinës infektohet me variantin Delta: Po të mos isha vaksinuar, do të isha shumë keq!
E Hënë 16 Gusht 2021, 12:12
Dritare.net
Bashkëshorti i Fjolla Morinës, Fisnik Syla, është infektuar me variantin Delta të kovidit. Këtë e ka bërë të ditur ai vetë teksa ka ndarë përvojën e tij me ndjekësit në Instagram.
!Të dashur miq, unë edhe pse jam i vaksinuar, jam infektuar me virusin Covid-19, variantin Delta. Nuk po ndihem edhe aq mirë, por sigurisht po të mos isha i vaksinuar do të isha edhe shumë më keq. Porosia ime për të gjithë:Ju lutem vaksinohuni me parë, sepse është e vetmja zgjidhje për të mposhtur këtë virus”- ka shkruar ai./M.M-dritare.net

















