
Big Basta uron të birin për ditëlindje, me fjalët më të ëmbla
Dritare.net
Sot, djali i çiftit të njohur Big Basta dhe Vesa Luma feston ditëlindjen.
Në 4-vjetorin e lindjes së Lian, Big Basta ka bërë një urim tepër të veçantë për të birin dhe sigurisht nuk ka lënë pa falendëruar bashkëshorten e tij, që e ka bekuar me një mrekulli.
“Si sot, date 29 maj 2016 ndodhi mrekullia me e madhe ne jeten time, erdhe ne jete ti. Nuk do e harroj kurre ate te qaren tende te holle dhe kur degjove zerin tim pushove. Kur te lava per here te pare sapo linde dhe te mbajta ne krahe. Ti qe me embelsine tende me fal cdo grimce jete dhe me ben me te forte per te sakrifikuar gjithcka vetem per ty. Ti qe dashuron plot pafajesi, nje zemer e bute qe sa here ti degjoj rrahjet kur ta vendos koken ne gjoks, me mbush me fryme dhe gjak. Te uron babi cdo te mire ne kete bote! Qofsh i lumtur e i shendetshem edhe per 1000 vite te tjera! @vesaluma te falenderoj qe ma bere kete mrekulli! Te dua pafundesisht, aq sa yje ka ne univers!”, shkruan ai./E.B-dritare.net

















