
Big Basta surprizon Vesa Lumën: Do të martohesh për herë të dytë me mua?
E Martë 26 Maj 2020, 13:01
Dritare.net
Vesa Luma dhe Big Basta janë një nga çiftet më të bukura të shoubizit shqiptar. Prej disa vitesh Big Basta dhe Vesa jetojnë një histori të bukur dashurie, të cilën e kurorëzuan në martesë në shtator të 2015-ës.
Tani dyshja kanë edhe një djalë, me emrin Lian.
Çifti shpeshherë e tregojnë në rrjete sociale dashurinë që kanë për njëri-tjetrin, kur kanë përvjetore apo ditëlindje. Por jo vetëm në ditë të veçanta.
Së fundmi, Big Basta i ka bërë një surprizë të bukur bashkëshortes së tij.
Në një letër këngëtari i ka shkruar Vesës: “Nëse do të të propozoja prapë, a do të martoheshe për herë të dytë me mua?”
Vesa e ka postuar në Instastory këtë letër, ndërsa shkruan: “Surpriza e mëngjesit!”/K.C/dritare.net

















