
Bieta Sulo, poston foton e Alban Dudushit dhe vajzës: Përkuluni para tyre!
E Hënë 27 Korrik 2020, 14:02
Dritare.net
Pas mbarimit të sezonit, moderatorja Bieta Sulo ka nisur pushimet e saj verore, së bashku me djalin, Albanin dhe vajzën e tij. Dihet tashmë se ata janë bërë një katërshe fantastike e udhëtimeve dhe jo pak herë Bieta ka ndarë foto të tyre në rrjete sociale.
Pak minuta më parë në Instagramin e saj, Bieta ka postuar një foto të Albanit me vajzën e tij, Joelle. Krahas fotos ajo ka shkruar "Këtu pastaj ndalemi një moment...përkuluni mbretit dhe princeshës", shoqëruar edhe me emoijn e zemrës.
Bieta është shumë aktive në rrjetet sociale dhe shpesh herë poston foto familjare, duke shfaqur edhe raportin e mirë që ka me vajzën e Albanit.
Në raste të tilla, Bieta veç komente pozitive merr./R.P-dritare.net

















