
Bieta Sulo fundjavën pranë detit: Rendja drejt plazhit nuk është guxim, por nevojë për energji!
E Shtunë 30 Maj 2020, 20:08
Dritare.net
Moderatoja Bieta Sulo, së bashku me familjen e saj, këtë fundjavë kanë zgjedhur ta kalojnë pranë detit.
Ajo ka postuar disa foto në rrjete sociale dhe shkruan se rendja drejt plazhit nuk është guxim, por nevojë për energji.
Në fund të postimit ajo shprehet se duhet ta vizitojmë Shqipërinë, me male e dete.
“Si mesdhetare, diellin & detin i kemi domosdoshmeri, ndaj rendja drejt plazheve nuk mund te quhet guxim, por nevoje per energji... shume humbem madje. Le te shijojme Shqiperine me plazhe e dete, male e pyje, fshatin dhe agroturizmin dhe padiskutim ushqimin fantastik”, shkruan ajo./E.B-dritare.net

















