
Beniada bën dedikimin prekës pas ndarjes nga jeta të Bujar Nishanit!
E Shtunë 28 Maj 2022, 19:07
Dritare.net
Beniada Nishani, mbesa e ish-presidentit Bujar Nishani, ka bërë një dedikim pas ndarjes nga jeta të ish-presidentit ditën e sotme.
Ajo ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram ku shkruan se askush nuk vdes në tokë për sa kohë që jeton në zemrën e atyre që mbeten.
“Askush nuk vdes në tokë për sa kohë që jeton në zemrën e atyre që mbeten. Fiona Nishani, zemra ime është me ty”, përfundon postimi i Beniadës.
Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, u nda nga jeta një muaj pasi ishte shtruar në gjendje të rëndë në një spital në Gjermani. /M.K/dritare.net

















