Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Befason Albana Osmani, na dërgon në vitin 2117

Befason Albana Osmani, na dërgon në vitin 2117

Moderatorja Albana Osmani ka përgatitur një surprizë për ndjekësit e saj, për të cilën ka punuar prej kohësh. Ajo ka zbuluar se në muajt e parë të vjeshtës do të publikojë librin e saj të parë, të zhanrit shkencë dhe fantazi. Gjithashtu libri do të jetë në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Ngjarjet në libër do të zhvillohen në vitin 2117.

Befason Albana Osmani, na dërgon në vitin 2117

“Emocioni im në momentin që e kam parë të shtypur, ka vetëm 24 orë që e kam në dorë, kam fjetur me të tek koka e krevatit, është shumë i madh. Do jetë në dy gjuhë, shqip dhe anglisht edhe në version të digjitalizuar. Një histori e jashtëzakonshme mes një grupi të rinjsh dhe Inteligjencës Artificiale në një kohë ku mbi tokë ka kaluar viti 2117. Një best seller vallë?”, ka shkruar moderatorja krahas videos, duke shpjeguar edhe ndjesitë e përjetuara./R.P-dritare.net