
Diva e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe ka njoftuar sot se i kanë vjedhur adresën e saj të Facebook-ut. Ajo thotë se po punojnë për ta marrë mbrapsht faqen e saj.
"Të dashur miq, ndjekës të faqes time të verifikuar në Facebook-Fanpage! Ju bëj me dije se faqja është marrë nga hackers. Po përpiqemi ta marrim mbas. Faleminderit secilit që më ka ndjekur në atë faqe prej mëse 10 vjetësh, duke u bërë më shumë se 700 mijë zemra. Shpresoj të komunikojmë së shpejti përsëri në të njëtën faqe.", shkruan Aurela në Instagram.
Po të hedhësh një sy në faqen e Aurelës vë re diçka të çuditshme që po ndodh me faqen dhe e kupton që është hakeruar.
Prej ditës së djeshme në faqen e asaj postohen video nga më të ndryshmet që nuk janë aspak në shijet e Aurelës. Video gallatë, të frikshme, qesharake.
Madje disa ndjekës e kanë kuptuar që faqja është hakeruar, sepse nuk është në natyrën e Aurelës të postojë të tilla video./K.C/dritare.net

















