
Aurela Gaçe: Edhe unë kam patur vështirësi psikologjike dhe ekonomike. Kam mbetur 15 milionë lekë borxh!
Dritare.net
Në një komunikim me ndjekësit e saj në “Instagram”, këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe ka rrëfyer situatën e saj të lidhur me ankthin. Një prej ndjekësve e ka pyetur nëse ka vuajtur ndonjëherë nga ankthi, ndërsa ajo ka treguar një ngjarje të sajën personale. Ajo ka rrëfyer se në koncertin e dytë recital në Pallatin e Kongreseve ka mbetur 15 milionë lekë borxh, për të cilat më pas ka punuar shumë që t'i shlyente.
“Sigurisht! Kur ti je fëmija i madh i familjes, kur ti s’ke asnjë të ardhur, kur dëshiron shumë në jetë, duhet të marrësh vendime e të besh të pamundurën t’i realizosh. Gjatë periudhave të ndryshme, kam pasur vështirësi shpirtërore, psikologjike, monetare, të cilave duhet t’u jepja zgjidhje vetë. Për shembull: Në koncertin e dytë recital, në Pallat të Kongreseve, ngela borxh 15 milionë lekë. 35 i lava me sponsora e bileta… pastaj merrja avionin çdo të premte në darkë shkoja në club diku në Zvicër, punoja deri të dielën, vija të hënën në mëngjes në shkollë, ktheja frangat në lekë, laja borxhet kështu me radhë derisa ja dola ballë-ndritur. Imagjino ishte viti 2000. Unë luftoja të ndërtoja atë çfarë doja, por s’ka qenë aspak e lehtë”, ka shkruar Aurela.

















