Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Aulona Musta e nis nga vetja dhe tregon që Instagrami nuk është jeta e vërtetë!

Aulona Musta e nis nga vetja dhe tregon që Instagrami nuk është

Të gjithë, pasi shihni në rrjete sociale njerëzit e tjerë, mund të mërziteni dhe ju duket sikur vetëm ju nuk keni një jetë të bukur.

Por, ndaluni një minutë dhe kujtojani gjithmonë vetes se, Instagrami nuk është jeta e vërtetë, sepse aty asnjë nuk poston momentet e këqija apo dështimet, por vetëm çaste të lumtura dhe arritjet.

Pa doreza ka foluar sot moderatorja Aulona Musta, e cila ka postuar një foto në Instagram me bashkëshortin dhe vajzën, në fshat.

Aulona Musta e nis nga vetja dhe tregon që Instagrami nuk është

Në pamje të parë duket gjithçka në rregull, por ata kanë pasur një sherr përpara saqë nuk kanë folur një orë. Dhe jo vetëm kaq, edhe një debat me vajzën, pasi ajo nuk i dëgjon.

Aulona Musta e nis nga vetja dhe tregon që Instagrami nuk është

Pra, siç thotë dhe Aulona, Instagrami është pasqyrim jo i plotë i jetës tonë.

E diela ne fshat

Tani qe te jemi te sinqerte, kjo foto u be pas nje debati ne cift per ceshtje parkimi, por qe na la pa folur nje ore me njeri tjetrin dhe pas disa zenkave e te bertiturave me Amaren, qe nuk po na degjonte... e keshtu dmth... morali eshte qe pavarsisht fotove te zgjedhura ne instagram, qe gjithmone reflektojne momentet me te bukura, te gjithe kemi realitetin tone jashte instagramit ku padyshim perfshihen edhe debatet, zenkat, sherret, merzite, streset, pakenaqesite, etj, etj se eshte e gjate lista. E di qe eshte thene e sterthene, por personalisht e ndjej si detyrim ndaj gjithe atyre qe me ndjekin t’i rikujtoj qe vertet instagrami pasqyron shume nga jeta jone, zakonisht pjesen me te bukur, ama po ashtu ka shume gjera nga jeta qe nuk i shikoni fare ne instagram. Mos e harroni asnjehere kete”, shkruan Aulona./E.B-dritare.net

Aulona Musta e nis nga vetja dhe tregon që Instagrami nuk është