Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Atdheu: Donaldi dhe Bora do të rikthehen bashkë

Atdheu: Donaldi dhe Bora do të rikthehen bashkë

Ish konkurrenti i ‘Përputhen’, Atdhe Xheravina shprehet i bindur se Donaldi do të rikthehet me Borën, sapo ai të lërë shtëpinë e Big Brother Vip. Sipas Atdheut, Donaldi po bën një lojë për hir të çmimit të madh, ndërsa Beatrix sipas tij, është një viktimë.

“Donaldi është i pavendosur, kjo që ka krijuar brenda mendoj se nuk është e vërtetë por për syrin e publikut. Të isha unë si Donaldi e kisha lënë shtëpinë, e kisha lënë edhe çmimin prej 100 mijë euro. Duket ku anon Donaldi dhe duket kë do. S’ka asnjë çmim që paguan dashurinë, se Big Brother do përfundojë.

Është ende i dashuruar me Borën, të heqë dorë nga 100 mijë euro se nuk ia vlen as lekët as spektakli, të humbi një person jashtë. Është keq kur gjen ngushëllim tek dikush tjetër sepse lëndon personin tjetër, në këtë rast Beatrix është viktima. Duhet të dalë jashtë, sa është më herët. Po do ketë një rikthim nëse do të dalë jashtë shtëpisë dhe t’i lërë të gjitha për Borën”, u shpreh Atdheu./L.F-dritare.net