
Armina Mevlani: Vjehrra nuk mund të vijë kur të dojë në shtëpinë time!
Dritare.net
Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Goca dhe Gra” është diskutuar tema “Partneri im është çun mamaje”. Teksa kjo temë ndezi debat e diskutime, vëmendjen e ka marrë komenti i Armina Mevlanit.
Fillimisht, blogerja ka lexuar mesazhin e dërguar nga një ndjekëse, ku këshillon vajzën që shprehte pakënaqësinë se e vetmja e keqe e partnerit të saj ishte se ishte “djalë mamaje”.
Mevlani ka reaguar duke u shprehur se kjo gjë “është skandal” e se duhet të largohet menjëherë.
Ndërkohë, në mesazhin e ndjekëses thuhej gjithashtu se mamaja e partnerit të saj vinte në shtëpinë e tyre për të bërë punët. Mevlani e konsideroi këtë veprim si një shkelje të privatësisë dhe mosrespekt ndaj vjehrrave.
“Nuk është normale, se ideja është pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. Pse duhet të vijë ta bëjë, është privatësi. Ti ke sirtarët e tu, pse duhet të hyjë në intimitet një nga prindërit. Prishet intimiteti, se ti ke ndërresat, ke shtëpinë tënde. Pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. As mami im nuk ka pse të vijë. Nuk është pastruese. Do ndjehesha keq ta bënte.”, - shprehet Mevlani./M.K-dritare.net

















