 
		                       Argjentina Ramosaj feston 30-vjetorin e lindjes: E lumtur që jetoj dhe gëzoj shëndet të plotë!
		                        	E Enjte  21 Maj 2020, 20:08
		                            
		   	    			Dritare.net

Këngëtarja Argjentina Ramosaj feston sot 30-vjetorin e lindjes.
Edhe pse masat e koronavirusit janë lehtësuar, sërish ajo është treguar e kujdesshme duke mos mbledhur shumë njerëz në ditëlindjen e saj, por ka pasur pranë vetëm njerëzit më të dashur.

Përmes një postimi në Instagram, Argjentina ka falenderuar të gjithë për urimet dhe shkruan se është e lumtur që është gjallë dhe se gëzon shëndet të plotë.
“30-vjetori i madh...aq shumë për të qenë mirënjohëse...elumtur që jam gjallë dhe gëzoj shëndet. Me fat që kam pranë të gjithë njerëzit e mi të dashur, miqtë dhe familjen. Ju falenderoj për dashurinë dhe të gjithë urimet”, shkruan ajo./E.B-dritare.net
Visualizza questo post su Instagram
 
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                        
		                       