Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Ardian Bujupi flet për partneren e re: Ka shumë gjëra që na bashkojnë!

Ardian Bujupi flet për partneren e re: Ka shumë gjëra që na

Këngëtari Ardian Bujupi ka konfirmuar se është në një lidhje. Ai ka treguar se partnerja e tij jeton në Tiranë dhe pret që të bashkon shpejt pasi prej kohësh lidhjen po e jetojnë në distancë.

"Tani jam 33 vjeç dhe vjen një moshë që kur e ke shansin të vish më shpesh në Shqipëri dhe Kosovë, vjen ajo ndjenja që ‘po sikur të vish përfundimisht këtu’. Ka shumë gjëra, gjuha, tradita, dashuria, familja. Tani është zhvilluar Kosova dhe Shqipëria, dikur ka qenë më e vështirë të shkoje dhe për shkak të rrogave. Por tani është stabilizuar dhe ekonomia, është klima më e mirë, kam familjen. Për të gjitha këto gjëra e mendoj këtë, gjëra që atje nuk i kam.

Unë jam shumë i lumtur dhe e kam një shoqe shumë të kuptueshme. Ajo është në Prishtinë për momentin dhe unë në Tiranë. Kam qejf që të kemi dhe pak distancë sepse pastaj kur bashkohemi është e bukur", ka treguar ai./ M.K-dritare.net