
Arbana Osmani poston foto nga plazhi, tregon barkun e rrumbullakosur
E Shtunë 8 Gusht 2020, 11:11
Dritare.net
Shumë shpejt, moderatorja e njohur, Arbana Osmani do të bëhet nënë. Moderatorja prej një jave ka nisur plazhin dhe nuk nguron të ndajë foto me ndjekësit në Instagram.
Por në çdo foto apo video të mëparshme, Arbana është treguar e kujdesshme me nxjerrjen e barkut. Ose poston foto ku është ulur, ose me veshje të gjëra, apo të zeza.
Ndërsa sot, ka nxjerrë një foto ulur në shezllong në plazh, veshur me një fustan të zi me lule që i tregon barkun e rrumbullakosur.
Arbana duket superbukur dhe shtatzënia i ka dhënë një nur më të ëmbël, megjithëse edhe vetë ajo është si sheqer!/K.C/dritare.net

















