Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Anxhela Peristeri tregon si e kaloi Covid-19 në Greqi: Fundi ishte i tmerrshëm!

Anxhela Peristeri tregon si e kaloi Covid-19 në Greqi: Fundi ishte i

Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri ka rrëfyer eksperiencën e saj me Covid-19. Në një intervistë për Ermal Peçin, Anxhela thotë se e kaloi virusin ndërsa ishte në Greqi. Ajo thotë se mbyllja ishte gjëja e fundit që priste pasi vuan nga atakët e panikut. Anxhela tregon se fundin e përjetoi e më keq.

“U nisa për në Greqi dhe në aeroport të bëjnë një test,ku brenda 24 orëve merr përgjigje. Pavaresisht se unë kisha bërë test edhe para se të nisesha dhe rezultova negative. Ata ma shpjeguan se virulenca ndonjëherë është e vogël dhe nuk del në tampon. Duke qenë se isha në Selanik në protokollin e qeverisë greke duhet të karantinohesha 14 ditë në një dhomë në një hotel covid. Izolimi ishte strik, nuk lejohej që të dilje as në koridor, jashtë fare, por kushtet ishin shumë të mira, ushqimet shumë të mira, sjellja e personelit gjithashtu por mbyllja ishte gjëja e fundit që prisja, pasi vuaj nga atak paniku. Fundi ka qenë më i tmerrshëm. Filmat, programet kane qenë ndihmesë, por mendoja që të paktën ti je në rregull, nuk je sëmurë, ka njerez që janë në spital në kto momente. I jepja vetes në këtë mënyrë forcë. Ata dy njerezit që nxorre në progam më vinin çdo ditë poshtë ballkonit, më sillnin gjëra, më sillnin energji pozitive. Gjithashtu edhe shoqja ime Bruna me ka qëndruar pranë.”-thotë Anxhela./K.C/dritare.net

Anxhela Peristeri tregon si e kaloi Covid-19 në Greqi: Fundi ishte i