
Ana largohet nga emisioni. Ja deklarata që e revoltoi!
Dritare.net
Nuk janë të pakta rastet kur Bledi Mane dhe Ana e parë e Përputhen përplasen me njëri-tjetrin në rubrikën “Trotuar” të emisionit “E Diell”. Sot Bledi tha se, personat që dalin në Përputhen janë njerëz me dy personalitete, vuajnë nga çrregullime mendore dhe se duhet një psikolog vetëm për ta.
“Personat që dalin nga Përputhen janë njerëz me dy personalitete dhe vuajnë nga një çrregullim mendor. Janë vënë para një presioni social, në karakterin e tyre shoh luhatje të mëdha. Dhe Ana dhe Shqipja nxorën në pah një krenari të tepruar. Duhet një psikolog për këta personazhe që marrin pjesë në këto emisione.”, tha Bledi. Nga ana tjetër, Ana replikoi e revoltuar dhe më pas u largua nga programi.
“Kush je ti të na gjykosh? Nuk do rri të të dëgjoj ty, s’kam nerva.”,- tha Ana./K.C/dritare.net

















