Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Almeda Abazi flet për shtatzëninë e dytë: E kam pak të vështirë, nuk ndihem shumë mirë!

Almeda Abazi flet për shtatzëninë e dytë: E kam pak të

Vetëm disa ditë më parë, Almeda Abazi përmes një postimi në “Instagram” zbuloi së bashku me bashkëshortin e saj se ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Mbrëmjen e sotme ajo ka zgjedhur të ndajë me fansat disa detaje nga shtatzënia e dytë.

“Shtazënia me Efean më ka ecur shumë mbarë, ka qenë shumë e lehtë për mua, ndërsa kësaj radhe e kam pak të vështirë sepse dua gjithë kohës të fle, nuk ndihem shumë mirë”, ka thënë Almeda. Pas kësaj ajo ka shtuar se i kanë ardhur komente nga fansat duke i thënë se fëmija do të jetë vajzë, ndërsa të tjerë mendojnë se do të jenë binjakë. Aktorja ka treguar se e kanë parë, është vetëm një bebe por ende nuk e dinë gjininë. Reagimi i aktores për fansat shqiptarë erdhi pasi ajo kishte postuar “story-t” në gjuhën turke, për të cilat ajo ka thënë se ka marrë shumë mesazhe që të fliste shqip./M.M-dritare.net