Aktori Florjan Binaj: Ne shqiptarët po i bëjmë natyrës tonë atë që as pushtuesit nuk e bënë
Dritare.net
Aktori i mirënjohur i humorit dhe i preferuari i publikut, Florjan Binaj ka reaguar në rrjetet sociale ndaj një vendimi nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë. Gjykata e ka e ka cilësuar të ligjshëm ndërtimin e hidrocentralit Seka-Zais në zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar Zall-Gjoçaj dhe ka hedhur poshtë akuzat e banorëve të vendit.
Aktori ka postuar një status nga faqja në Facebook për mbrojtjen e Parkut Kombëtar Zall-Gjoçaj duke shtuar se ‘Ne, shqiptarët, po i bëjmë natyrës tonë atë që as pushtuesit nuk e bënë...’
Statusi që indinjoi aktorin lexonte:
“Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka rrëzuar sot padinë banorëve të Zall-Gjoçaj me palë të paditura Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe me objekt detyrimin e palëve të paditura për të vepruar duke marrë masat e duhura ligjore për zbatimin e pikës 5 të VKM-së Nr.661, dt.31.10.2018,“Për zgjerimin e sipërfaqes së PK “Lurë” dhe krijimin e PK “Lurë-Mali i Dejës”, lidhur me projektin për ndërtimin e HEC-ve Sekë dhe Zais, që prekin këtë zonë të mbrojtur, duke ndaluar ushtrimin e aktivitetit të realizimit të këtyre HEC-ve brenda zonës së mbrojtur.
Sipas gjyqtarit Bezart Kaçkini banorët duhet t'i drejtohen AKZM që të zbatojë kompetencat ligjore në mbrojtje të zonës së mbrojtur dhe nëse ajo nuk vepron për një vit ata kanë të drejtë ti drejtohen gjykatës.
Megjithëse prej dy vitesh ne i dërgojmë kërkesa AKZM për të vepruar ky vendim qesharak nuk do ta ndalë aspak rezistencën tonë!”
/S.F.-dritare.net